Blog

HomeHome

Mbledhja per Anetare

Përshëndetje të nderuar anëtar!
Ju njoftojmë, që me datën 15.9.2018, në ora 17.00 mbahet mbledhja për anëtarë të shoqatës, në adresën Sirrikuja 1A 2, 00940 Helsinki.
Tema që do diskutohet është, ndërrimi i kryesisë së Shoqatës Trojet.
Mund të merrni pjesë edhe nëse nuk jeni anëtar të shoqatës, kuptohet duke shoqëruar mbledhjen me idetë në vazhdim.



Continue Reading

Baleti Kombëtar i Kosovës në Finlandë

”Një Legjendë për Dashurinë”

Tampere: 8.10.2018 ora 19:00

Tampere-talo, Yliopistonkatu 55, 33101 Tampere

Çmimi fillon 37,50Bleje ketu


Helsinki: 9.10.2018 ora 19:00

Finlandia-talo, Mannerheimintie 13 E, 00100 Helsinki
Çmimi fillon 37,50Bleje ketu


Turku: 10.10.2018 ora 19:00

Logomo-sali, Köydenpunojankatu 14, 20100 Tukru

Çmimi fillon 37,50Bleje ketu


Info: Na Ndiqni në Facebook

Continue Reading

Mbreterija e qiellit lidhe miqesin me Shqiponjat

Dy Dardane 🇦🇱te Dardanisë, 🇦🇱 mposhten Serbin ne zemër te Rusisë, zemrën mal Shqiptarisë🤜

 

”Mbret i nderuar, – J’u përgjigjën lajmëtarët në një gojë. Çudija ndodh në gjith mbretërinë.
– Kjo tregon se ne, i përkasim të njëjtit fis, jemi një gjak, ndaj duhet të bashkohemi, e ti bëhemi krah njëri tjetërit. Ashtu siç i mbron Shqiponja zogjt e saj – vazhdoi mbreti”

Na ishte njëherë, shumë kohë përpara, në kohët shumë të lashta, një mbret. Jetonte i lirë, në pronat e tija dhe zotëronte deri sa mund të të shihte syri. Të gjitha malet, të gjitha fushat, të gjithë krojet, gjithë lumenjtë, të gjith përrenjtë, të gjitha lëndinat, të gjithë zogjtë, të gjitha kafshët e egëra, të gjithë pyjet,era, bora, shiu, dielli që ngrohte gjithçka, dinin e flisnin gjuhën e tija.Ai kishte tre fëmijë. Dy djem e një vajzë. Njërin djal i madhi, quhej Trimi, i dyti quhej Fisnik, kurse vajzën, e treta quhej Diella. Të tre fëmijët rriteshin të lumtur. Nuk dinin kurrë të grindeshin me njëri tjetërin, sepse nuk kishin dëgjuar gjë të keqe nga goja e njëri – tjetërit. Aq të lumtur jetonin saqë gojë pas goje e mësuan të gjithë, deri sa vajti fjala në mbretërin e qiellit.Mbreti i qiellit, nuk e besonte të ishte dikush më i lumtur se sa ai! Sepse ai kishte disa veti dhe mundësi që nuk i kishte asnjë mbret i tokës. Për t’ju mbushur mëndja dhe për ta vërtetuar këtë, ai dërgoi në tokë njërin nga besimtarët dhe bashkë puntorët e tij, më besnikë.
– Të shkosh, – i tha atij – me vrap tek Filan mbret në tokë dhe të më thuash nëse, vërtet është i lumtur, ashtu siç më thonë! Dhe besniku i tij ,u nisë fluturimthi për në tokë, pa ja bërë fjalën dy mbretit të tij. Pallatin e mbretit e gjeti shum kollaj, sepse këdo që të pyesje e njihte dhe ishin të kënaqur nga ai. Kur shkoi tek pallati, nuk pa, t’i dilte asnjë obortar përpara, që ta ndalonte, apo ta pyeste ku shkonte. I dërguari hyri brënda murit, që e rrethonte pallatin e bukur, pa hasur në asnjë farë pengese. Sapo hyri në portën e madhe me hark, e gjerë sa të hynin gjashtë kalorës krah për krah dhe e lartë sa dy kalorës bashkë.Aty pa përball tij, një lulishte dhe një park të mbushur me lloj-lloj pemësh nga më të bukurat. Mbretin e gjeti duke u argëtuar me fëmijët e tij, e duke rendur nëpër lulishten me lloj-lloj lulesh të bukura.Atëherë thoshin se, njerëzit jetonin shumë dhe ishin më të mëdhenj fizikishtë e më të pasur shpirtërishtë. Mbase kjo kishte të bënte me madhësin e gjoksit të burrit të asaj kohe. Një gjoks aq i madh, pa tjetër që nxinte shumë bujari e fisnikëri brënda tij! Mbreti e mbretëresha ishin zhytur në lojën e fëmijëve të tyre, duke thurur kurora lulesh dhe nuk vunë re se, një krijesë që ata nuk e njihnin, nuk e kishin parë, po afrohej drejt tyre.Atë e vuri re vajza e para, që kur e pa, u trëmb sepse, nuk e kishte parë herë tjetër këtë krijesë, që ngjante me ta, por që lëkurën e kishte më të tejdukëshme se cipa e qepës. Flokët i kishte të bardha si dëbora e maleve, kurse mjekrën e kishte shum të gjatë.I porsa ardhuri e përshëndeti dhe i tha që të mos trëmbej, sepse ai nuk i bënte asgjë të keqe. Vajza u bind, jo sepse i tha i huaj por, sepse ajo nuk ishte mësuar që dikush ti punonte ndonjë reng e ta mashtronte. Ajo e pyeti se çfar kërkonte dhe nëse ajo mund t’i shërbente ta ndihmonte atë. I dërguari i mbretëris së qiellit mbasi u prezantua, i tha se nuk mund ta fshihte se kishte mbetur i habitur me bukurin e saj dhe të vëndit që e rriste. I kërkoi të takonte mbretin e gjithë kësaj bukurije. Vajza e bukur i tha se, mbreti ishte babai i saj dhe se e kishte përpara syvet. I sapo ardhuri u përshëndet përsëri me përulje dhe i sqaroi qëllimin e vizitës së tij, për herë të parë në këtë mbretëri.
– Mirëse ju gjej Madhëri – ju drejtua i dërguari. Kini të drejtë të habiteni sepse nuk më njihni. Unë ju njoh, nga fama që kini.Fama juaj e madhe ra në vesh të mbretit të qiellit. Ai gëzohet që ka mbretër të lumtur edhe në tokë. Për këtë më dërgoi madhëri, ta shikoja me syt e mi dhe ti them se është e vërtetë. Mund të më thoni, që t’ja trasmetoj edhe unë mbretit tim të nderuar, cila është arsyeja e lumturis tuaj, sekreti se si e kini arritur ?
– Mirëse erdhët dhe të faleminderit për vizitën. Jeni i mirpritur në çdo vënd të mbretërisë time – ju përgjigj mbreti i tokës, me po të njëjtin respekt. Që të të përgjigjem unë, mund ta them se është shum kollaj, por më mirë, Ju duhet të rrini disa ditë këtu, që ta shikoni më mirë e ta vërtetoni se, nga buron lumturija.
Me të thënë e me të bërë.Mbreti e ftoi në pallat të sapo dërguarin, ku i priste një drekë e bollëshme, ku vetëm një lugë shtuan kur vajti mysafiri dhe asgjë më tepër. I dhanë të pijë, vetëm një gotë shtuan asgjë më tepër. I than të pushoi po të ishte i lodhur dhe ashtu bënë. Kur shkuan në dhomë, vetëm një shtrat liruan për ti bër vënd mikut. I thanë po donte të ndërrohej dhe i prunë një palë rroba nga të mbretit. Mbasi hëngrën, pinë dhe pushuan, mbreti i propozoi të dilte të shikonte mbretërinë. Për këtë ke në dispozicion kalin tim ose karocën, merr kë të duash, i tha mbreti. Ashtu bëri edhe mysafiri.Doli dhe gjezdisi mbretërinë cep më cep. Udhëtoi me ditë të tëra. Kudo që vajti pa vetëm begati, respekt dhe harmoni. Kudo që shkoi mbeti i habitur nga bukuri të rralla. Shetiti nëpër pyje me pemë të larta që të binte kapelja ti shikoje, shkoi e shetiti nëpër fusha të mbjella me lloj- lloj drithrash, perime, e pemë frutore. Shetiti nëpër lumenj, dete e liqene, mjaft të mëdhenj dhe kudo ndeshi një bukuri të mahnitëshme. Këtë bukuri nuk e kishte parë as në mbretërin e tij. Mbasi brodhi dhe shetiti ku deshi u kthye pësëri tek mbreti i tokës që ta përshëndeste, ta falenderonte dhe të kthehej tek mbreti i tij.
Kur u kthye në pallat të mbretit gjith gëzim, nuk ishte e vështirë ta lexoje lumturin në syt e tij.
– Tani më trego se ku shkove dhe çfar zbulove ? – E pyeti mbreti.
– O mbret i nderuar! – Ju përgjigj i dërguari i qiellit. Fama jote shkoftë më lartë se mbretërija ime. Ti qofsh ashtu si thonë dhe siç të pashë me syt e mij.Jam shum i kënaqur nga pritja dhe nuk di si të ta shpërblej. Kërko tri dëshira dhe unë do ti plotësoj, me aprovimin e mbretit tim, që kurrë nuk ma ka prishur dëshirën. A do të jesh i pa vdekshëm ? A do ti verbosh armiqtë sapo të nxjerrësh shpatën ? A do të të shërbejnë zanat ? Çfar tjetër të duash unë jam gati të ta plotësoj !
– Të faleminderit shumë për vlerësimin!- Ju përgjigj mbreti. Asgjë nga ato që thatë nuk dua. Nuk dua ta vë mikun tim në pozita të vështira, sepse e çmoj miqësin dhe bujarinë tuaj. Ajo që bëra unë për ju do ta bëja për këdo, që zëmra ma thotë ta kënaq. Për këtë do doja, në qoftë se, keni mundësi të më linit një shënjë të mbretit të qiellit.Dua që këtë shënjë ta kenë fëmijët e mij dhe gjithë brezat që do vijnë këtej e tutje. Me këtë dua që ta njohim njëri tjetrin, që kur lindim e deri sa të vdesim si miq të mbretëris së qiellit.
– Po! Kjo është më e kollajshmja që mund të të bëj! Unë pres të vihem në provë më të madhe, sepse ndiej detyrim për miqësin tonë!
– Po më bëre këtë që thashë, unë dhe gjith mbretërija ime do jemi shum të kënaqur.- Ju përgjigj mbreti i tokës me qetësi.
– Atëhere dëgjo – i thotë i dërguari i mbretit të qiellit. Unë do ngjis në gjoksin e fëmijve të tu,të gjith fisit tënd dhe gjith mbretërisë tënde, fytyrën e mbretit të qiellit. Kjo do trashëgohet brez pas brezi dhe do dallohet aq sa, secili do njihet se i përket mbretërisë tënde. Sikur edhe gjuhën të ngatërojnë, sikur edhe kufijtë të gllabërojnë, sikur edhe fëmijtë tu rrëmbejnë, ata përsëri do njihen nga shënja e përbashkët, dhe shum shpejt do ta mësojnë se i përkasin të njëjtit fis.Me anë të kësaj shënje, asnjëherë mbreti i qiellit nuk do jet në luftë me mbretërin tënde, por do jet në krahun tuaj, kundër çdo të ligu që kërkon t’ju groposë. Bekuar qofshi bres pas brezi. Fisnikërija dhe miqësija juaj do jet e pa vdekëshme.
Këto tha i dërguari i mbretëris së qiellit dhe hapi flatrat dhe fluturoi lart, shum lart, saqë u zhduk nga sytë e të gjithëve.
Nuk kaloi shumë dhe fëmijët e mbretit e ndienin vehten sikur do fluturonin. Kishin shum dëshirë të rendënin nëpër lëndinat, nëpër pyjet, nëpër malet e mbretërisë. Befas ndienin një lloj force që nuk e kuptonin nga ju vinte.Atëherë ishte behar dhe aty pranë pallatit kalonte një lum i rrëmbyeshëm dhe i kulluar si qelibar. Trimi, djali i madh që atëherë ishte vetëm pesëmbëdhjet vjeç, kishte filluar bile ti djersinte edhe mustaqja, i thotë vëllait më të vogël, Fisnikut, i cili ishte trembëdhjet vjeç dhe me trup, pothuaj se e arrinte vëllain e madh, i thotë pra që, të mernin motrën dhjetë vjeçare Diellën, e të shkonin në lumë për t’u larë. Dëshirë kishin të tre, por duhej ti mernin leje babait për këtë. Mbreti nuk ua prishi por i porositi të kishin kujdes nga lumi, sepse ishte i rrëmbyeshëm. Të tre fëmijët rendën drejt lumit. Kur shkuan atje filluan ti flaknin rrobat sa andej këtej dhe mezi prisnin të zhyteshin në ujin e kulluar të lumit. Pa pritur, fisniku vuri re në gjoksin e vëllait të tij, një kokë zogu e cila ngjante shumë me Shqiponjën e pa aritëshme dhe të fuqishme të majave të larta. Fisniku u habit me këtë dhe akoma nuk po hiqte këmishën nga çudia!
– Pa më thuaj vëlla i dashur – thotë Fisniku- si u gjend kjo kokë zogu kaq krenare dhe kaq e bukur në gjoksin tënd ?
– Nuk e di i dashur vëlla ! Unë tani po e shikoj për vehte !- U përgjigj i habitur Trimi. Atë moment Fisniku heq këmishën rrëmbimthi për të ndjekur shembullin e të vëllait. Sytë e Trimit ishin përqendruar tek gjoksi i të vëllait, mos edhe ai kishte ndonjë ndryshim! Çudija ndodhi dhe ata ngelën për një çast të shtangur sepse e njëjta gjë ishte e vizatuar edhe tek gjoksi i tij. Ata nuk dinin se që kur dhe nga vinte kjo!
– Po ti motër e dashur, – e pyeti Trimi, a e ke parë veten, mos vallë jemi të gjith të vizatuar dhe ne nuk dim gjë ?
Pa e zgjatur Diella vetë, hoqi bluzën prej lini të hollë, të qëndisur me fije ari, por ç’të shihte !? Edhe ajo si vëllezërit e saj, mbante një kokë zogu në gjoksin e saj. Për momentin ajo u trishtua dhe filloi të qante, sepse i dukej se shëmtonte vehten, pamvarsishtl se ajo ishte e vizatuar me ngjyrat e arit dhe shkëlqente nga dielli. Përsëri syri i Shqiponjës dukej sikur ishte e gjallë dhe lëviste.Atëherë do shkojmë të pyesim prindërit thanë me njëri tjetërin dhe u nisën me vrap për tek prindërit. Prindërit i gjetën nën hijen e një peme të madhe në kopësht, të cilët po rrinin të përqafuar. Mbretëresha i pa fëmijët që po rendënin drejt tyre dhe u doli para e shqetësuar, sepse diçka kishte ndodhur. Baba ,Mama, thërrisnin ata në një gojë.Shiko çfar kemi ! E kemi të tre njësoj ! Kush na e bëri ?
– Çfar kini ? Ç’është ajo gjë ?- i pyet mbretëresha e shqetësuar.
– Shiko këtu mami, shiko çfar kam, – thoshte vajza duke i treguar gjoksin. Edhe vëllezërit kështu e kanë !
– Shiko baba – thoshin djemtë ! Sot e pamë dhe u çuditëm ! Ç’është kjo ? Ç’do të thotë kjo ?
– Mbreti i pa me vëmëndje dhe vuri buzën në gaz..Zbërtheu kopsat prej ari të këmishës dhe tregoi edhe gjoksin e tij.Enjëjta figurë dallohej edhe në gjoksin e tij. Atëherë e kuptoi se kush na qënkësh mbreti i qiellit. ”Ndryshe nuk kishte mënyrë tjetër të njihesha dhe të lidhja miqësi me mbretin e lirë” – mendoi mbreti i tokës i gëzuar. Atëherë nisi ti sqaronte edhe fëmijët se, kjo ishte dëshira e tij, që t’ua linte trashëgim brezave, që të dalloheshin si zogjtë e Shqiponjës.Ai dha urdhër që të bëhej kontroll në gjith mbretërin e tij. Me shpejtësi nisi lajmëtarët anë e mbanë mbretërisë. Lajmëtarët u nisën dhe shum shpejt erdhën me të njëjtën përgjigje.
– Mbret i nderuar, – J’u përgjigjën lajmëtarët në një gojë. Çudija ndodh në gjith mbretërinë.
– Kjo tregon se ne, i përkasim të njëjtit fis, jemi një gjak, ndaj duhet të bashkohemi, e ti bëhemi krah njëri tjetërit. Ashtu siç i mbron Shqiponja zogjt e saj – vazhdoi mbreti, – ashtu edhe ne duhet të mbrojmë njëri tjetërin, sepse në tokë nuk është vetëm mbretërija jonë dhe mbase dikush nuk kënaqet me pjesën që i takon.Këtej e tutje kjo shënjë do të jetë Flamuri i fisit e kombit tonë – U tha mbreti i tokës me sytë të përlotur.
Të gjithë u bindën dhe e panë se mbreti kishte të drejtë. Lumturija nuk vinte vetëm nga një njeri i fort apo i pasur. Lumturija ndërtohej kur i gjithë fisi, i gjithë populli bashkohej e ndërtonte jetën e lumtur.

Continue Reading

Dana Mziu, Ylli i Bukurisë

Ylli i Bukurisë Dardana Mziu konkurente për “Missuniversekosova” Miss Kosova 2018

Kush është Dardana (Dana) Mziu?  

Dardana Mziu është një vajze 19 vjeçare nga Mitrovica, e lindur dhe rritur në Finlandë, pra bijë Shqiptare e rritur ne mërgim, bukuri mesdhetare, 1, 73 e gjatë, flokë të gështenjë e sy të gjelbër. Dana ka fituar të drejtën të jetë  finaliste në garë për titullin Miss Kosova “Missuniversekosova” 2018.

 

Dana Mziu ka kryer shkollën per Biznes dhe Financa, merret me modelim, pasion e ka sportin dhe te udhëtojë (eksploroje) boten.

Për te ardhmen dëshiron te ndjek studimet ne shendetesi, por si plan B pse mos te jetë Ambasadore e Kosovës dhe Shqiptarisë ne Diasporë.

Pse pikërisht Miss Kosova?

Dardana Mziu edhe pse e lindur dhe rritur në Finlandë, në një vend të largët nga Kosova, Dana gjithmonë është ndier në shpirte dhe në vepra shumë afër trojeve shqiptare, madje aq krenohet sa që dëshira e saj është ta përfaqësoj bukurin shqiptare në Missuniverse.

Dardana Mziu po ashtu do dëshiron te ndihmoje fëmijët me aftësi te kufizuara.

 

I dëshirojmë shumë suksese!

Ndiqni Danën ne instagram @danamziu

 

Copyright Shoqata Shqiptare Trojet
By: Muzafer Sulejmani

 

 

Continue Reading

Lidhja e Prizrenit 140v

Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut. Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë. Pas firmosjes së Marrëveshjes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, dhe në pritje të kongresit të Berlinit, i cili me shumë mundësi do t’i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, ku do të shpallnin ndarjen përfundimtare nga sundimi osman.

 

Më 10 qershor 1878 në Prizren të Kosovës, Kuvendi hapi dyert për të pritur delegatët, të cilët do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës. Edhe pse fraksione të ndryshme penguan organizimin e kësaj mbledhjeje dhe një pjesë e mirë e të ftuarve arritën me vonesë Kuvendi i nisi punimet. Dy ishin rrymat kryesore që u debatuan: atdhetarët të cilët mbrojtën idenë e një bashkimi kombëtar dhe territorial, dhe fraksionet osmane të cilët ushtronin presionin që edhe nëse Shqipëria do të funksiononte veç administrativisht, sërish të varej nga Porta e Lartë. Kuvendi, i cili themeloi lidhjen e parë mbarëshqiptare zgjati 5 ditë dhe numri i delegatëve shkoi në 110.

 

Një nga fjalimet që u mbajt mend aty ishte ai i Abdyl Frashërit: “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”. Dy aktet e para që mori Lidhja e Prizrenit ishin një peticion nisur Kongresit të Berlinit dhe një tjetër perandorisë osmane. Aty i bënin të qartë se Shqipëria nuk mund të jepte asnjë pëllëmbë tokë nga viset e saj,të shoqëruara më dhjetëra firma nga atdhetarët pjesëmarrës.

Continue Reading

Hyri në fuqi GDPR – rregullorja e re Evropiane e Privatësisë.

Hyri në fuqi GDPR – rregullorja e re Evropiane e Privatësisë.
Shoqata Shqiptare Trojet sipas mundësive dhe interesit nga ana e juve, pra afaristëve do organizoje seminar ,ku juve mund te pyetni ne gjuhen amtare, se për çka behet fjale.

 

Shoqata Trojet vendosi , qe seminari do mbahet edhe pse interesi nga ana e Afaristeve është shume i ulet.

Më 25 maj 2018 do të hyri në fuqi GDPR (Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave ose Rregullorja Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave – Rregullorja e BE-së 2016/679). Ky legjislacion imponon rregulla të reja për përpunimin e të dhënave personale.GDPR do të zbatohet drejtpërdrejtë në të gjitha vendet e BE që nga 25 maji 2018.
Veni re, ky ligj është shume i rëndësishëm te kuptohet nga Afaristët dhe ju lutem shpërndani këtë lajmërim te miqtë tuaj qe merën me biznes ne Finlandë apo BE

 

Regjitrohu KETU

Continue Reading

Falenderim per pjesmarrje

Falënderim!

Shoqata Trojet falënderon gjithë adhuruesit e futbollit dhe pjesëmarrësit ne Turnirin e futbollit!

Ky turnir futbolli u mbajt ne Helsinki me 27.5.2018 per here te peste nga Shoqata Trojet, duke iu falënderuar punës dhe përkushtimit te z. Sami Morina nënkryetar,
z. Mehmet Ukiqi sekretar, z. Xhavit Abazi përgjegjës për kulturë, z. Afrim Krasniqi, z. Miranda Vala Qerimi, z. Muzafer Sulejmani anëtar te kryesisë dhe kryetare Fikrije Salihu.
Falënderim i veçantë shkon për sponsorin Rustem Ademaj, LV Nordic Oy, qe për qëllime udhëtimi nuk ishte prezent ne turnir!
Falënderojmë referat Salih Mehmeti dhe Izet Fejzullahu per referim dhe kujdesie qe ndeshjet te shkojnë sa me mire, gjithashtu falënderojmë 6 ekipet e futbollit qe ishin aktive, te sjellshëm ne fushe dhe qe pa prezencën e tyre ky aktivitet nuk do te realizohej!
Falënderojmë Mentor Uka dhe Kushtrim Uka gjithashtu Klubin e Gruas qe edhe këtë here u tregua kaq aktiv, qofte rreth përgatitjes se ushqimeve tradicionale, qofte rrethe atmosferës se këndshme!

Me shume respekt, për ju dhe me ju Shoqata Trojet!

 

Sponsor LVI Nordic Oy , Rustem Ademaj

Continue Reading

Shoqata Trojet organizon TURNIR

Shoqata Trojet organizon TURNIR te vogël një ditore ne futboll për fillimin e sezonit verore.

Data: 27.5.2018 (ditën e diel, duke qen prezent nga ora 9.30).
Ndeshja fillon nga ora 10.00

Adresa: Kurkisuontie 5
00940 Helsinki

Paraqitja e ekipit kushton 80€
Ne fushe luhet 6+1 dhe ekipi mund te këtë max. 12 persona
Ekipi fitues do te shpërblehet
Ekipet mund te paraqiten nga sot deri me 23.5.2018

Paraqitja e ekipeve mund te behet ne keta numra kontaktues:

Sami Morina 050 518 5033
Afrim Krasniqi 050 4104865
Pagesa behet ne zyre te shoqatës Sirrikuja 1 b ose ne numrin e xhirollogarisë se shoqatës: FI1057224120177603 , Osuuspankki Oyj.

Aktivitet sportiv organizohet po ashtu edhe per femra, gjithashtu per fëmije do te ketë aktivitet.
Njoftimin/ ngjarjen mund ta ndani dhe ti informoni shoqerin tuaj.

 

Regjistrohu shtyp këtu

 

Te kalojmë një dite se bashku
Shoqata Trojet!

 

Sponsor i Turnirit, LVI-Nordic Oy

Continue Reading

Prof Ferid Azemi vizitoi shoqatën Trojet

Bashkatdhetar te nderuar, Kryesia e shoqatës Trojet takuan mysafiret nga Kosova Prof. Ferid Azemin nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe kolegun e tij z. Nebi Halilin nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

 

”Na lejoni te ju falënderojmë përzemërsisht për mikpritjen si gjithnjë ne Shoqata Trojet.

Unë Ferid Azemi nga Akademia e Kosovës per Siguri Publike, profesor ne Fakultetin e Sigurisë ne Kosovë, dhe kolegu im Nebi Halili nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, jemi ne Finlandë duke bere një hulumtim mbi ambientin e burgut ne dy burgje ne Finlandë, burgun e Suomelinna (Helsinki) dhe Vanaja. Me lejen e autoriteteve Finlandeze, kemi arritur qe te zhvillojmë këtë hulumtim me dy grupe te burgosurve (meshkuj dhe femra).
Ky është hulumtimi i pare qe hulumtues nga Kosova vinë ne Finlandë dhe marrin leje për qasje ne burgje te finlandez.
I njëjti hulumtim është bere para disa muajve ne dy burgje ne Kosove. Qëllimi i këtij hulumtimi është te kuptojmë se sa ndikon ambienti i burgut te sjelljet e te burgosurve, dhe çka duhet te behet ne te ardhmen për përmirësimin e këtij ambienti.

Rezultate ne dy burgje te Kosovës, kanë dal se shumica e te burgosurve te intervistuar, janë kundër statusit, kundër statusit e te qëndruarit te burgosur, sepse shumica mendojnë se gjykatat ishin te pa drejt me ta. Për këtë besojmë ka ardh si rezultat i mungesës se programeve rehabilitues ne Kosove.

Ne momentin kur te përfundojmë me analizimin e te dhënave nga dy burgje te Finlandës, do te krahasohen me te gjeturat nga dy burgje te Kosovës.

Si gjithnjë, unë ndihem gjithmonë mire si ne Kosovë kur jam ne shoqatën Trojet, mu ashtu si vitin e kaluar, ku patëm mundësin te debatojmë për arsimimin shqip ne trojet shqiptare. Gjithmonë është kënaqësi, respekt dhe nder te jem pjese e shoqatës Trojet ne Finlandë.

Ju përgëzoj te gjithëve për kontributin, ruajtjen e vlerave kulturore, dhe vlerave njerëzore ne Finlande. Ju jeni shembulli me i mire dhe ambasador te shqiptarisë ne këtë vend te zhvilluar evropian.

Me respekt
Ferid Azemi”

Continue Reading