Reth Nesh

HomeHomeReth Nesh

Mire se vini te webfaqja e Shoqatës Shqiptare Trojet Helsinki, Finlandë

Shoqata ka për qëllim të bëhet qendër e të gjithëve, të punoje për interesat e popullit shqiptar në tërë Finlandën.
Momentalisht në shoqatë janë të kyçur të rinjtë dhe ata në moshë. Shoqata punon vazhdimisht dhe do të punojë për interesat e çdo shqiptari në Finlandë dhe me gjerë.
Vizoni ynë është që të jemi vendi ku shqiptarët ndihen me afër vendlindjes dhe vendi ku ata janë afër kulturës, gjuhës, identitetit shqiptar.
Prioritet i ynë dhe çdo shqiptari është promovimi i kulturës tonë të lasht.
Shoqata Trojet ju ndihmon te integroheni në shoqërinë Finlandeze.
Komuniteti shqiptar këtu në Finlandë është mire i integruar dhe me krenari mund te themi , qe kemi shqiptar qe janë te suksesshëm si p.sh kemi Mjek, Dentist, Jurist, Inxhinierë, Shkrimtar etj.
Po ashtu shoqata trojet e ka si prioritet bashkëpunimin në veprime kulturore me shoqata tjera këtu ne Finlandë.

Filozofia jone:
Eduko fuqizo ne kuptimin kombëtar qe rinia te kuptoje dhe krenohet me prejardhjen e vet!
Toleranca 0 kundër asimiluesit kulturo kombëtar
Do japim gjithçka që traditat tone dhe kultura te mbijetoje çdo krizë, sfidë etj

Linjën e Etikes së Trojës:
Shoqata trojet i përket çdo shqiptari dhe do beje çmos qe mos te bëhet si pjesë e ndonjë klani apo familje, pra vizioni dhe etika është që të shërbejë çdo shqiptar 100% dhe pastër shqip!

Kush mund te behet anëtar:
Anëtar behet ai person qe është mbi 18 vjeç dhe i përmbahet termave dhe kushteve të shoqatës Trojet ry.

Ti je Trojet!

Kryesia e Shoqatës
Helsinki 2017